Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Turqia më keq edhe se Italia “e harruar”, skuadra e Vincenzo Montellës mban "njollën e turpit” pas paraqitjeve zhgënjyese në Kupën e Botës

Shkruar nga NEWSPORT
Turqia më keq edhe se Italia “e harruar”, skuadra e Vincenzo
Turqia

Turqia ishte kombëtarja e dytë që preu biletën e parakohshme të eleminimit nga Kupa e Botës, pas dy humbjeve rresht ndaj Australisë dhe Paraguajit, takime të vlefshme për grupin D.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Vincenzo Montella nuk bëri thuajse asgjë për të justifikuar atë kualifikim në fazën e playoff-it ndaj Kosovës dhe u largua pa shumë zhurmë.

Kaq ka mjaftuar që vetë “Transfermarkt” të bëjë një rezyme lidhur me kombëtaret që kanë dhuruar performanca të dobëta në fushën e lojës. Kështu, Turqia ka parakaluar Italinë e vitit 2010 në listën e përgjithshme me 10 skuadra.

Rekordin e mban Gjermania, ndërkohë, e cila në dy Botërore rresht, atë të vitit 2018 dhe 2022 nuk bëri thuajse asgjë për të justifikuar pritshmëritë e të qënit pretendent.

Turqia më keq edhe se Italia “e harruar”, skuadra e Vincenzo
Renditja e kombëtareve që kanë dështuar në Kupën e Botës ndër vite, sipas Transfermarkt


 

Poll

Lexo gjithashtu