Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Shkëlqimi absolut i Mohamed Salah, Egjipti i falet “faraonit” për tre pikët e para historike dhe hedh hapin drejt kualifikimit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shkëlqimi absolut i Mohamed Salah, Egjipti i falet
Mohamed Salah

Një fitore që vlen shumë, jo vetëm për tre pikët e para por edhe për gjurmët e lëna në këtë Kupë të Botës. Egjipti ia doli të mposhtë me përmbysje Zelandën e Re, në ndeshjen e vlefshme të grupit G, aty ku marrin pjesë po ashtu Irani me Belgjikën.

Takimi nis “malore” për egjiptianët që në minutën e 15-të, kur Fin Surman gjen rrugën e rrjetës dhe me rezultatin 1-0, mbyllet dhe pjesa e parë.

“Hakmarrja” e Salah me shokë vjen në të dytën, kur fillimisht Mostafa Ziko shfrytëzon një krosim të mirë në zonë dhe godet saktë me kokë drejt portës duke mos i lënë asnjë shans për reagim portierit të vendasve dhe kështu në tabelë rezultati shënon 1-1.

Në të 67-të, “mbreti” i Egjiptit rrëmben totalisht skenën duke shënuar golin e tij të parë në këtë takim, përpara se të shërbejë të dytin në minutën e 82-të për Trezeguet. Gol dhe asist për ish-in e Liverpool dhe merr mbi shpinë fatin e Egjiptit për një kualifikim të mundshëm në raundin më tej, edhe pse duhet pritur verdikti i ndeshjes finale.

Në këto momente, renditja fikse ngjit përkohësisht egjiptianët në krye me 4 pikë, ndërsa Irani dhe Belgjika e ndjekin me nga dy pikë për kokë.


GOLAT: 

Goli i Surman (Zelanda e re 1-0 Egjipti)

Goli i Ziko (Zelanda e Re 1-1 Egjipti)

Goli i Salah (Zelanda e Re 1-2 Egjipti)

Goli i Trezeguet (Zelanda e Re 1-3 Egjipti)

 

Poll

Lexo gjithashtu