Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Kaosi që përfshiu Turqi - Paraguai nuk i bën përshtypje mesfushorit, 24-vjeçari përfiton nga rasti për të "vjedhur" arbitrin (PAMJET)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kaosi që përfshiu Turqi - Paraguai nuk i bën
Matias Galarza/ Turqi - Paraguai

Krahas verdiktit që ofroi përballja mes Turqisë dhe Paraguajit, me eliminimin e turqve nga gara e Botërorit si pasojë e humbjes 0-1, në rrjetet sociale po qarkullojnë me shpejtësi të madhe disa fragmente pamjesh ku në fokus të kamerave përfundon Matias Galarza, mesfushori i paraguajanëve.

Teksa pamjet që vijojnë si më poshtë kapin planin kryesor përplasjen mes futbollistëve, vetë Galarza u kujdes për orën e gjyqtarit të ndeshjes. 24-vjeçari e sheh në tokë, e merr për ta vendosur tek dora e tij e majtë duke parë rreth e rrotull nëse dikush po e pikasë.

Megjithatë, paraguajani mundi ta shijojë vetëm për pak çaste këtë moment "gazmor", pasi ora përfundoi sërish në dorën e kryesorit. 

Poll

Lexo gjithashtu