Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Japonia nuk tregon aspak “mëshirë”, mposht Tunizinë me “poker” golash dhe s’i ndahet Holandës

Shkruar nga NEWSPORT
   VIDEO/ Japonia nuk tregon aspak “mëshirë”, mposht
Japonia

Japonia nuk ka treguar aspak mëshirë, teksa ka mposhtur Tunizinë në ndeshjen e dytë të grupit F. Sfida e zhvilluar stadiumin “Estadio BBVA” të Monterreyt, përfundoi me shifrat 0-4.

Takimi nisi me intensitet të lartë nga japonezët që në start, pasi në minutën e 4-të Daichi Kamada gjen rrugën e rrjetës pas një aksioni të rrjedhshëm, duke kaluar në avantazh. Epërsia dyfishohet në të 30-tën minutë kur Ayase Ueda lëshon të djathtën nga jashtë zone duke gjetur saktë cepin e portës për rezultatin 0-2.

Në fraksionin e dytë të lojës, Japonia vazhdon ritmin pa u ndalur, duke gjetur golin e tretë në minutën e 69-të përmes Junya Itos dhe për t’i vënë “vulën” fitores dhe tri pikëve kujdeses Ayase Ueda, autori i dopietës në minutën e 83-të.

Me këtë rezultat, skuadra e drejtuar nga trajneri Hajime Moriyasu shkon në kuotën e 4 pikëve, po aq sa Holanda e vendit të parë. Sakaq, Tunizia e trajnerit debutues Herve Renard pret biletën e eliminimit duke mbyllur përfundimisht turneun me dy humbje rresht.

GOLAT

Goli i Kamada (Tunizia 0-1 Japonia)

Goli i Ueda (Tunizia 0-2 Japonia)

Goli i Ito (Tunizia 0-3 Japonia)

Goli i Ueda (Tunizia 0-4 Japonia)

Poll

Lexo gjithashtu