Granit Xhaka dhe Zlatan Ibrahimovic
Goli i shënuar nga Granit Xhaka përmes penalltisë në fitoren 4 – 1 kundër Bosnjes, Kupa e Botës 2026, duket se do shërbente si “zbutje” ndaj kritikëve që shqiptari kishte marrë te Zvicra.
Ish-bomberi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, nuk e kurseu “helmin” ndaj kapitenit helevt, duke ia hequr “kostumin” e liderit. Gjithçka kishte të bënte me ekzekutimin e penalltisë nga Xhaka dhe jo lënien në adresim të Johan Manzambi, i cili do plotësonte trigolëshin personal.
Kapiteni i Zvicrës ka postuar foto të radhës në rrjetet sociale, ku tregon se po shijon momentin në qytetin e San Diego, Kalifornia. Kjo qasje e shqiptarit është injorim total karshi deklaratës së Ibrahimovic.
View this post on Instagram
Poll
