SHBA - Australi (Foto e gjeneruar me AI)
Duke filluar që prej orës 21:00, Amerika do të zbresë në fushën e lojës përballë Australisë, e vlefshme për grupin D.
Skuadra e Maurizio Pochettinos vjen më e favorizuar në letër si kryesuese e grupit, ndërsa në formacionin e përzgjedhur nga trajneri argjentinas spikat mungesa në repartin ofensiv e Christian Pulisic. Sulmuesi nuk figuron as në stolin e rezervave për shkak dëmtimi.
Në anën tjetër, Australianë duket se kanë zgjedhur të marrin masa dhe do të rreshtohen me një formacion tipik mbrojtës, për të dalë me një pikë nga kjo përballje.
Formacionet zyrtare të SHBA - Australi
Poll
