Pika e marrë në debutim, që përkoi me sfidën hapëse të grupit H përballë Spanjës, kaloi çdo pritshmëri të mundshme mbi performancën që shfaqi në fuqë Kepi i Gjelbër.
“Furia e Kuqe” këmbënguli vazhdimisht për të gjetur golin e fitores, por përballë gjetën një “mur të pakalueshëm” si Vozinha, i cili i kreu detyrat në mënyrë të përkryer falë pritjeve të jashtëzakonshme.
Megjithatë, portieri 40-vjeçar nuk është i vetmi që la gjurmë në këtë sfidë, pasi i gjithë grupi bëri maksimumin duke mbajtur situatën nën kontroll, me qëllim marrjen e kësaj pike “vitale”. Statistikat tregojnë edhe një detaj interesant që përkon pikërisht me përqindjen e mbajtjes së topit në fushë.
Përgjatë 90 minuta, futbollistët e kombëtares debutuese e çuan në 26% posedimin e topit, pak më shumë edhe se Arsenali që u mposht në finale nga Paris Saint Germain në Champions League. “Topçinjtë” nuk shkuan më shumë se 25% të tilla.
E çuditshme, por një tjetër fakt që flet shumë për Kepin e Gjelbër që ndeshjen e radhës do ta ketë ndaj Uruguait, sfidë kjo e përcaktuar për t’u luajtur më 22 qershor në orën 00:00.
