Odise Roshi
Kontrata e Odise Roshit me klubin turk të Ankara Keciorengucu, përfundon me 30 qershor. Deri më tani nuk ka asnjë bisedim për rinovimin e kontratës dhe 35-vjeçari po shijon pushimet.
E në prag të merkatos, Roshi është kapur “mat” në Shkodër. Është vetë ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare që ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga qyteti i Shkodrës.
Duket se “Raketa Kuqezi” ka preferuar që ditët e pushimit t’i kalojë në Shqipëri. Vlen të theksohet se pas 30 qershorit, Roshi do të jetë një lojtar i lirë në tregun e transferimeve.
"InstaStory" i Odise Roshit
Poll
