Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Rezidencë luksoze me çmim marramendës, Cristiano Ronaldo publikon FOTON familjare nga shtëpia e re

Shkruar nga NEWSPORT
Rezidencë luksoze me çmim marramendës, Cristiano Ronaldo
Cristiano Ronaldo dhe familja e tij

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë rikthyer në rezidencën e tyre në Quinta da Marinha, në Cascais të Portugalisë, pas përfundimit të sezonit me Al Nassr, ku portugezi fitoi titullin kampion në Saudi Pro League.

Ronaldo publikoi një foto familjare me mbishkrimin: “Të lumtur që jemi kthyer në shtëpi me familjen”, ndërsa Georgina ndau një imazh të vilës me fjalët: “Shtëpia në proces”. Postimet morën menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.

Në qendër të interesit ishte rezidenca luksoze e çiftit, e vlerësuar nga mediat mes 25 dhe 35 milionë eurove.

Vila e vendosur në një nga zonat më ekskluzive të Portugalisë, përfshin ambiente moderne, hapësira të mëdha relaksi dhe pamje panoramike, duke u konsideruar një nga pronat më prestigjioze në vend.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Poll

Lexo gjithashtu