Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

“Jam gruaja e trajnerit të ardhshëm të Interit”, artistja shqiptare i habit të gjithë me deklaratën

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam gruaja e trajnerit të ardhshëm të Interit”,
Logoja e Interit dhe flamuri i Shqipërisë

Artistja shqiptare, Xhesika Polo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Top Arena” në Top Channel. Ajo ka zgjedhur të mbajë diskrete emrin apo detaje në lidhje me partnerin e saj. Gjithsesi në këtë emision, ka dhënë detaj vërtetë “bombastik”, që ka lidhje edhe me futbollin.

Unë di t’ju them vetëm një gjë. Interpretoni si të doni edhe ndoshta do e përjetoni kur të doni. Partneri im do jetë fytyrë publike dhe i njohur nga të gjithë, shumë shpejtë. Ndoshta jo edhe aq shumë shpejtë, por edhe jo shumë larg.

Unë jam gruaja e trajnerit të ardhshëm të Interit”, ishin fjalët e Xhesika Polos. Përsa i takon trajnerit aktual të Interit në Italia, kjo detyrë i takon Cristian Chivu, kontrata e të cilit skadon ne verën e vitit 2028-të.  

Poll

Lexo gjithashtu