Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Familja Beckham në festë, ish-legjenda e Anglisë urim të veçantë për të shtrenjtën e tij: Faleminderit që na ke qëndruar gjithmonë pranë

Shkruar nga NEWSPORT
Familja Beckham në festë, ish-legjenda e Anglisë urim të
David Beckham dhe nëna e tij

Sot është një ditë e veçantë për David Beckam. Ish-mesfushori legjendar i Anglisë feston ditëlindjen e nënës së tij dhe këtë moment e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ndan edhe një urim tejet të ëmbël si dhe një koleksion fotografish.

“Urime ditëlindjen, nënë. Shpresoj të kesh ditën më të bukur sepse nëse dikush e meriton këtë ajo je ti. Faleminderit që na ke qëndruar gjithmonë pranë nesh, të duam kaq shumë. Po të dërgoj kupën BECKHAM drejt teje si një dhuratë. Të dua nënë”, shkruan 51-vjeçari.

Beckham u tërhoq nga futbolli i luajtur më 16 maj të vitit 2013 dhe gjatë karrierës së tij të lavdishme, spikati me gjigantët e Europës si Manchester United, Paris Saint-Germain, Milan, si dhe me amerikanët e LA Galaxy.

Pasi u shkëput nga kjo përvojë 21-vjeçare, ish-legjendari i Kombëtares së Anglisë iu dedikua biznesit, ku momentalisht mban pronësinë e klubit të Inter Miamit, pjesë e së cilës është dhe ikona argjentinase Leo Messi.

Poll

Lexo gjithashtu