Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

FOTO/ Luiz Ejllit s’i ndahet “shpirti” nga yjet e futbollit, artisti shkodran pozon krah ish-it të Barcelonës: Duhej edhe një kalçeto për ta mbyllur mbrëmjen

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Luiz Ejllit s’i ndahet “shpirti” nga yjet e futbollit,
Luiz Ejlli - Ter Stegen - Robert Lewandowski

Edhe pse kanë kaluar vite që prej pjesëmarrjes së tij në show-un më të madh televiziv, siç është Big Brother Vip Albania, aty ku u shpall edhe fitues, Luiz Ejlli di si ta marrë vëmendjen me stilin e tij karakterizues.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë hit dhe as një moment të shkëputur nga familja, por për një foto me një prej futbollistëve më të lakmuar në kontinent si Robert Lewandowski.

Përmes postimeve të shumta, ku ai shkrep foto me personalitete të ndryshme të botës, mes të cilëve dhe aktorin shumë të njohur turk të filmit “Ezel”, Kenan Imirzalioglu, Ejlli ka ndarë me fansat e tij edhe një “selfie” me ish-in e Barcelonës.

“Duhej edhe një kalçeto për ta mbyllur mbrëmjen me Robert Lewandowsi”, ishte përshkrimi i përzgjedhur nga ish-fituesi i BBVA2.

Kujtojmë se “bomberi” polak është ende në vlerësime për të ardhmen e tij, ku Chicago Fire në kampionatin amerikan është më i avantazhuar për të përfituar shërbimet e lojtarit me parametra zero, pas shumë vitesh suksese, gola dhe trofe me katalanasit. 

FOTO/ Luiz Ejllit s’i ndahet “shpirti” nga yjet e futbollit,
Story i Luiz Ejllit me Robert Lewandowskin

 

Poll

Lexo gjithashtu