Moderatorja sportive Françeska Rustem, së fundmi ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio”, ku ka folur në lidhje me raportin profesionale që ka me lojtarët e Kombëtares, duke habitur jo pak.
Po ashtu, ka treguar edhe qasjet e ndryshme të legjionarëve mes zonës së prononcimeve dhe reagimeve të tyre në rrjetet sociale ndaj saj:
“Në fakt, jam më e rrept me futbollistët, sepse e shikojë që nuk janë aty ku duhet. E shikoj që nuk e kanë vëmendjen. Gjithashtu nuk e di pse kanë një… ndoshta karshi meje, nuk e kuptoj, por janë edhe pak të pasjellshëm.
Ose ndoshta nuk e kuptoi se çfarë ndodhë. Nuk e besoj se mbeten aq pa fjalë kur janë përballë meje. Mendoj se duhet të jenë pak më shumë miqësor, pak më shumë me këmbë në tokë.
Jemi njerëz në fund të ditës. ‘Si je?’ Është mëse normale. Mendjemëdhjen janë live, se në Instagram, i shikoj te ato ‘liket’ kështu radhë. Ata që janë të martuar, janë më të kulturuar. Kurse këta beqarët i shikojë aty… i them: ‘Më fal, mirë unë… po ju? Mirë ju, po unë’”?
