Kanada - Drake
Kanadaja fitoi përballë Afrikës së Jugut, falë një goli të shënuar në minutat e fundit të pjesës së dytë, në sajë të mesfushorit Stephen Eustaquios i cili qëlloi në vendin dhe momentin e duhur në minutën e 90’+2.
Këtij rezultati, si duket, i gëzohet edhe reperi i njohur ndërkombëtar kanadez, Drake, i cili pas shumë kohësh ia del të qëllojë saktë bastin e tij për skuadrën fituese, duke fituar me meritë plot 1 milionë dollarë, nga 770 mijë sa ishte shifra fillestare.
Postimi i Drake në Instagram
Kështu, skuadra e drejtuar nga trajneri Jesse March feston “legjitimisht” kualifikimin në fazën tjetër, aty ku do të presin një mes çiftit Holandë dhe Marok, ndeshje kjo që do të luhet të martën e datës 1 korrik në orën 02:00 të mëngjesit.
Poll
