Modelja e njohur Adrola Dushi, feston sot ditëlindjen e 33-të, e natyrisht që nuk do të mund të mungonte urimi i partnerit të saj, Trim Ademit, i njohur në botën e artit si Capital T.
Këngëtari i ka kushtuar fjalët më të ëmbla, bukuroshes së shoëbiz-it shqiptar, teksa ka postuar edhe një foto ku ai dhe Adrola shfaqen krah njëri-tjetrit më të dashuruar se kurrë.
“Bota u bë pak më e shndritshme ditën që mbërrite ti, Gëzuar ditëlindjen”, shkruan Capital T në rrjetin social "Instagram".
Capital T dhe Adrola Dushi janë zyrtarisht në një lidhje dashurie, të cilën e konfirmuan publikisht në festën Shën Valentinit. Siç dihet, Capital T është gjithashtu i biri i Agim Ademit, presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës.
View this post on Instagram
