Në aspektin e karrierës, Michael Olises i ka ecur gjithçka siç ka dashur. Një yll i padiskutueshëm te Bayern Munich në Bundesliga-n gjermane, njëjtë si tek Kombëtarja e Francës ku theu dhe rekordin e legjendarit Pele, për numër asistesh në një turne Botërorit.
Mirëpo, një artikuj i gazetës gjermane “BILD”, zbulon se jeta personale e sulmuesit francez nuk qenka “fushë me lule”, dhe kjo për shkak të deklaratave të ish-partneres së 24-vjeçarit, Fatima Zaunbrecher, me të cilën ka dhe një vajzë 1 vjeçe e 8 muaj.
Dëshmitë e fundit të saj tregojnë se pas ndërprerjes së kësaj marrëdhënie, Olise e ka pranuar parimisht atësinë e vajzës së tij, gjithnjë në rrugë ligjore, por ka zgjedhur të mos e takojë dhe të paguajë shuma qesharake për nevojat e saj.
“Më shkatërron fakti se si dikush mund të mos ndjejë asgjë për vajzën e tij”, shprehet Fatima lidhur me francezin.
Siç e dimë, anësori është tejet i rezervuar sa i takon jetës private, duke mos folur asnjëherë në publik për marrëdhëniet e tij dhe se i përdor rrjetet sociale, pikërisht për të ndarë postime që lidhen kryesisht me karrierën e tij si futbollist.
Momentalisht, një reagim nga Olise ndaj këtyre deklaratave mungon, por dokumenti ligjor e fakton se ai, përtej pranimit të atësisë, duhet të jetë aty i pranishëm për fëmijën dhe t’ia plotësojë nevojat që ka.
⚠️ O jornal @BILD revelou que Michael Olise, de 24 anos, teria uma filha de 20 meses, chamada Aaliyah Noor, fruto de um relacionamento com a alemã Fatima Zaunbrecher, de 34 anos, moradora de Düsseldorf.
— Bundesliga Insider (@BundesInsider) July 21, 2026
Segundo Fatima, os dois se conheceram pelo Instagram em 2022 e viveram um… pic.twitter.com/mXNH8jLAiM
