Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Vllaznia “plas bombën” e merkatos, transferon sulmuesin e Partizanit që synon një vend në Kombëtare

Shkruar nga Nikoll Rajta
EKSKLUZIVE/ Vllaznia “plas bombën” e merkatos, transferon
Partizani

Rrok Toma me shumë mundësi do të jetë futbollisti më i ri i Vllaznisë. Burime të sigurta për “Newsport.al” raportojnë se sulmuesi do të largohet nga Partizani dhe do të jetë pjesë e shkodranëve për Kupat e Evropës.

Ky transferim pritet të jetë në formë huazimi dhe 22-vjeçari mund do t’i bashkohet Vllaznisë për rrugëtimin në arenën evropiane. Kjo është dakordësia fillestare edhe pse pas Kupave të Evropës nuk përjashtohen skenarë të tjerë.

Kujtojmë se Toma është sulmues i rregullt i Kombëtares shqiptare U21 dhe që synon një vend në ekipin A. Ndërsa për të do të jetë një ribashkim me Edi Martinin, pasi ka punuar më herët me të, tek Teuta. /Nikoll RAJTA/

Poll

Lexo gjithashtu