Edlir Tetova
Edlir Tetova nuk ka shkuar i vetëm nga Rrogozhina në Durrës. Pak minutë më parë, klubi i Teutës ka zyrtarizuar edhe pjesën tjetër të stafit që do t’i vijnë në ndihmë trajnerit Tetova.
Juljan Brahja dhe Andri Babaj do të jenë pjesë e Teutës. Dyshja kanë vendosur që të largohen nga Egnatia, për t’u ribashkuar me Edlir Tetovën tek skuadra e “Djemve të Detit”.
Kujtojmë që Brahja ka mbajtur te Egnatia rolin e ndihmësit të Tetovës. Ndërsa Babaj, do të mbajë rolin e përgatitësit atletik.
Poll

