Dinamo
Klubi i Dinamos ka njoftuar pak minuta më parë se do të zhvillojë një duel miqësor, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.
Kundërshtari i zgjedhur i kryeqytetasve është Sileks FC, skuadër e cila militon në elitën e futbollit maqedonas.
Ky takim do të mbahet në stadiumin "Biljanini Izvori" të Ohrit më datë 23 qershor, në orën 17:30. Nga kjo përballje, trajneri Ilir Daja do të ketë mundësinë të njihet me gjendjen momentale të lojtarëve, si dhe për të aktivizuar edhe afrimet e reja nga merkato.
Poll
