Serjan Repaj
Klubi nga Premier League ukrainase, Epicentr Kamyanets-Podilskyi, ka zyrtarizuar transferimin më të ri, qendërmbrojtësin shkodran Serjan Repaj.
25-vjeçari ka vendosur të largohet nga Vora dhe të zgjedh një klub të ri, jashtë kufijve. Repaj kishte marrë profilin e liderit në prapavijën e Vorës nën urdhërat e trajnerit Arjan Bellaji, po kjo zhvendosje krijon “gropë” te vorakët.
Në edicionin që lamë pas, Repaj luajti 33 ndeshje nga 36 në Superiore, titullar i padiskutueshëm dhe me mjaft personalitet në fazën defensive.
View this post on Instagram
Poll
