Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Asnjë surprizë nga Dinamo, kryeqytetasit marrin vendimin për ish-kampionin e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Asnjë surprizë nga Dinamo, kryeqytetasit marrin vendimin
Aldo Teqja-Naser Aliji

Aldo Teqja do të vijë të mbetet pjesë e Dinamos. Vendimi është marrë nga ana e klubit kryeqytetasit të cilët e kanë zyrtarizuar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Gardiani i portës ka rinovuar për dy sezonet e ardhshme, pra deri në verën e vitit 2028.

Këtë sezon, Teqja ishte prezent në fushën e lojës në 50 ndeshje, duke konfirmuar edhe faktin pse trajneri Ilir Daja e ka të pazëvendësueshëm në pozicionin e fiksuar si titullar.

Më herët, 31-vjeçari ka qenë pjesë edhe e Partizanit dhe Skënderbeut, skuadra me të cilat është shpallur kampion në Superiore. Po ashtu, përvojat e tij përfshijnë atë me Kukësin, Dinamon U-19, Bylisin dhe Flamurtarin.

NJOFTIMI:

"Vazhdojmë bashkë

Aldo Teqja do të mbrojë sërish portën dinamovite, pasi ka rinovuar kontratën me klubin tonë edhe për dy vitet e ardhshme.

Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi kanë vlerësuar paraqitjet dhe impenjimin e portierit, ndaj dhe kanë vendosur t’i besojnë atij, duke e vazhduar bashkëpunimin për më tej.

Besojmë fort se Aldo, me eksperiencën që ka, do ta ndihmojë skuadrën dinamovite si në sfidat e afërta europiane, ashtu edhe gjatë sezonit të ardhshëm."

Poll

Lexo gjithashtu