Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Lëvizje e papritur në Elbasan, verdheblutë “humbasin” 650 mijë euro për shkak të mbrojtësve

Shkruar nga Nikoll Rajta
EKSKLUZIVE/ Lëvizje e papritur në Elbasan, verdheblutë
Elbasani

Sigitas Olberkis dhe Emir Azemovic mund të cilësohen si të larguar nga Elbasani. Kontratat e dy qendërmbrojtësve përfundojnë më 30 qershor dhe “Newsport.al” mëson se momentalisht kanë vendosur mos të rinovojnë. 

Raportohet se pavarësisht dëshirës së klubit për t’i mbajtur ende, Olberkis dhe Azemovic me shumë mundësi do të zgjedhin për t’u dhënë lamtumirën “verdhebluve”.

Kujtojmë se Azemovic u bashkua me elbasanasit në gusht të vitit 2024, pasi u largua nga Novi Pazar. Në krahun tjetër lituanezi Olberkis u “rrëmbye” nga FA Siauliai, në janar të vitit të shkuar.

Kështu merr fund aventura e dy mbrojtësve, duke ndezur “alarmin” te Elbasani, të cilët duhet të nisin punën për të gjetur zëvendësuesit.

Kujtojmë që vlera e Olberkis në “Transfermarkt” është 400 mijë euro, ndërsa e Azemovic 250 mijë euro. Pra, në total Elbasanin i largohen dy lojtarë me vlerën e përbashkët 650 mijë euro. /Nikoll RAJTA/

Poll

Lexo gjithashtu