Andrey Yago është zyrtarisht futbollisti më i ri i Egnatias. Klubi e ka njoftuar afrimin e mbrojtësit përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale.
Siç shihet në videon prezantuese, braziliani do të mbajë veshur fanellën me numrin 29 te kampionët e Shqipërisë dhe pritet të jetë i gatshëm për sfidat e ardhshme të rrogozhinasve.
Lajmin e transferimit të tij në Rrogozhinë, e raportoi Newsport.al pak javë më parë, duke e bërë "fakt të kryer" këtë marrëveshje, teksa trajnerit Nevil Dede i shtohet një tjetër element i çmuar në fazën defensive.
28-vjeçari mbetet kështu në Superiore, pasi eksperienca e tij e fundit përkon me Vllazninë. Me shkodranët, Yago u paraqit në 45 ndeshje, ku shënoi 4 gola dhe dhuroi 2 asist.
Në përfundim të sezonit, anësori i majtë u përfol mbi një “fërkim” me trajnerin Edi Martini dhe nisur nga kjo, palët nuk janë ndarë mirë duke sjellë kështu dhe “divorcin” përfundimtar.
View this post on Instagram

