Abissnet Superiore
Dinamo City ka zyrtarizuar afrimin e tre lojtarëve të rinj nga Nigeria, të cilët vijnë nga akademia "IkonAllah Academy". Lojtarët e rinj u prezantuan në rrjetet sociale nga agjentët Edvan Bakaj dhe Abri Laçi.
Lojtarët që i janë bashkuar skuadrës kryeqytetase janë Gabriel Michael, Jonathan Ochichejo, Richard Bidemi.
Ky operacion është realizuar në bashkëpunim me agjencinë "AMA Football Agency". Klubi dhe agjencia kanë shprehur vlerësimin për bashkëpunimin me "IkonAllah Academy" në këtë proces, duke i uruar lojtarëve suksese në këtë kapitull të ri të karrierës së tyre në futbollin shqipëtar.
Poll
