Aristidi Kolaj nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Teutës. Sulmuesi 27-vjeçar dhe klubi durrsak kanë vendosur që t’i japin fund bashkëpunimin mes tyre, diçka që ishte e pritshme.
Në sezonin që lamë pas, Kolaj nuk bëri aspak mirë duke marrë pjesë në vetëm 3 ndeshje dhe një total prej 58 minutash. Ai u bashkua me Teutën në janar të këtij viti, por nuk bindi.
Kujtojmë që 27-vjeçari ka një karrierë interesante, të zhvilluar në Itali. Ai ka luajtur me ekipe si Como, Sassuolo, Pro Patria, Alessandria, Pescara, Lumezzane, Sorrento, Crotone dhe Renate.
NJOFTIMI:
KF Teuta njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me lojtarin Aristidi Kolaj. E falënderojmë Kolajn për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e skuadrës blu dhe i urojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.
