Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Ndërhyrje “horror”! Arbitri “fal” Messin kundër Algjerisë, tifozët “shpërthejnë” në rrjet

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ndërhyrje “horror”! Arbitri “fal” Messin
Ndërhyrja "horror" e Messit kundër Mandit

Argjentina e nisi me “këmbën e mbarë” Botërorin 2026, teksa mposhti pa vështirësi Algjerinë, 3 – 0, Grupi J. Protagonist absolut rezultoi ylli i “Albiçelestëve” Leo Messi, autor i tre golave.

Por në rrjetet sociale kanë “shpërthyer” kritikat ndaj arbitrit “problematik” Szymon Marciniak. Konkretisht në minutën e 32-të, ku rezultati ishte 1 – 0 për Argjentinën, Messi ndërhyri brutalisht kundër mbrojtësit algjerian Mandi.

Ky i fundit po mbronte topin, ndërsa “Pleshi” i vendos takën në pjesën e pasme të këmbës. Krejt papritur, arbitri Marciniak “mbylli sytë”, jo vetëm që nuk e pa në VAR, por nuk dha as karton të verdhë.    

Ndërhyrja "horror" e Messit kundër Mandit     

Poll

Lexo gjithashtu