Kylian Mbappe
Legjenda e Manchester United dhe Anglisë, Wayne Rooney ka mbetur i mahnitur nga paraqitja e sulmuesit Kylian Mbappe në sfidën Francë – Senegal, e fituar 3 – 1 nga “Gjelat”.
“Kritikat që po merr Mbappe janë të çmendura! Mentaliteti i tij… të rikthehet në pjesën e dytë në atë mënyrë dhe të shënojë dy gola të shkëlqyer është diçka e jashtëzakonshme”, u shpreh Rooney.
Me këtë dopietë, Mbappe ka barazuar rekordin e Ronaldo “Fenomenit” në historinë e Kupës së Botës, 14 gola, 2 më pak se “rekordmeni” Miroslav Klose.
Poll
