Franca e ka nisur ashtu siç i ka “hije” Botërorit 2026, fitore bindëse, 3 – 1 kundër Senegalit. Edhe pse në pjesën e parë, “Gjelat” prezantuan pasiguri, në fraksionin final të ndeshjes, u treguan “cinik” dhe “vrastar”.
Në minutën e 66-të, i “zakonshmi” Mbappe zhbllokoi shifrat, duke u rrotulluar bukur brenda zonës dhe më pas “tundi” rrjetën. Barcola në të 82’ e dyfishoi avantazhin me mjaft klas.
Në fund, Mbaye ngushtoi diferencën përkohësisht (90+5’), por Mbappe pak sekonda më vonë konkretizoi gol fenomenal nga jashtë zone, 3 – 1. Për Kylian Mbappe, ky ishte goli i 14-të në Kupën e Botës, duke barazuar Ronaldo “Fenomenin”.
Francë 3 – 1 Senegal (Mbappe 66', 90+6', Barcola 82'/Mbaye 90+5')
90+10' - Përfundon sfida Francë - Senegal, 3 - 1 për "Gjelat".
90+6' - Mbappe fenomenal, finalizim nga jashtë zone.
90+5' - Mbaye ngushton shifrat.
82' - Barcola i vë "kapak" ndeshjes, shënon edhe të dytin për Francën.
66' - Mbappe nuk "fal", lëvizje "magjike" në zonë dhe shënon.
46' - Nis fraksioni i dytë i lojës.
45+7' - Mbyllet pjesa e parë.
45+6' - Ismaila Sarr humb rast flagrant me portë bosh, Franca me fat.
1’ - Nis ndeshja në stadiumin “MetLife Stadium”.
FORMACIONET ZYRTARE
Franca: Maignan, Kounde, Upamecano, Saliba, Theo Hernandez, Tchouameni, Rabiot, Olise, Dembele, Doue, Mbappe.
Trajner: Didier Deschamps
Senegal: E. Mendy, Diatta, Koulibaly, Niakhate, Diouf, Idrissa Gana Gueye, Pape Gueye, Camara, Ismaela Sarr, Jackson, Sadio Mane.
Trajner: Pape Thiaw
Kupa e Botës: Grupi I
Stadiumi: “MetLife Stadium”
Arbitër: Alireza Faghani
