Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Donim tri pikët”, trajneri Rudi Garcia i pakënaqur me barazimin dhe merr shembull Spanjën: E patë se çfarë i ndodhi, lojtarët mos të justifikohen

Shkruar nga NEWSPORT
“Donim tri pikët”, trajneri Rudi Garcia i pakënaqur me
Rudi Garcia dhe Kombëtarja e Belgjikës

Belgjika u mjaftua vetëm me një pikë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës përballë Egjiptit, takim ky i vlefshëm për grupin H. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Lumen Field” përfundoi 1-1. Pas kësaj përballje, ka folur edhe tekniku i belgëve, Rudi Garcia.  

“Nuk ka ndeshje të lehta në Kupën e Botës. Shihni Spanjën, që barazoi me Kepin e Gjelbërt. Edhe pse nuk pësuam humbje, ne do të donim tre pikët. Me pikën e marrë, gjithçka është akoma e hapur, si për ne ashtu dhe për Egjiptin.

Temperaturat nuk duhet të shërbejnë si justifikim. Edhe nëse do të fitonim, do të thoja të njëjtën gjë”, është shprehur Garcia.

Kujtojmë se "beteja" në këtë grup i lë të gjitha mundësitë e hapura, teksa për Belgjikën duhet medomeos fitorja në ndeshjen pasardhëse për të mos komplikuar më tej kalimin në raundin tjetër. Takimin tjetër, ata do ta zhvillojnë përballë Iranit, më 21 qershor prej orës 21:00.

Poll

Lexo gjithashtu