Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

E KRYER/ Tunizia nuk vonon me gjetjen e pasuesit të Lamouchit, akord me trajnerin që shkroi historinë me rivalët e Botërorit

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Tunizia nuk vonon me gjetjen e pasuesit të Lamouchit, akord me
Tunizia

Kombëtarja e Tunizisë do të paraqitet në dy ndeshjet e radhës të Kupës së Botës me një trajner të ri në stol, pas shkarkimit të Sabri Lamouchit.

Vendimi është marrë nga drejtuesit e federatës të cilët kanë gjetur edhe akordin me pasuesin, dhe nuk bëhet fjalë për një emër të zakonshëm, por për një profil që i ka dëshmuar me kohë vlerat e tij.

Fjala është për Herve Renard, i cili më parë ka qenë në drejtim të Arabisë Saudite në vitin 2019, për t’u rikthyer sërish në vitin 2024.

Francezi mori “dhenë” në ndeshjen hapëse që ish-skuadra e tij zhvilloi përballë Argjentinës, në Kupën e Botës të vitit 2022, takim ky që përfundoi me fitoren e sauditëve me rezultatin 2-1, duke i shkaktuar humbjen Leo Messit me shokë.

Poll

Lexo gjithashtu