Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Nagelsmann “fsheh dorën” te Gjermania, lë në stol “bishën” e Premier League kundër Kuraçao-s (FORMACIONET ZYRTARE)

Shkruar nga NEWSPORT
Nagelsmann “fsheh dorën” te Gjermania, lë në stol
Gjermani - Kuraçao

Janë publikuar formacionet e ndeshjes Gjermani – Kuraçao, e vlefshme për Grupin E në Kupën e Botës. Trajneri i “Pancerave”, Julian Nagelsmann ka vendosur t’i besoj pozitën e “pykës” Kai Havertz, ndërsa ka lënë në stol “bishën” e Newcastle, Woltemade.

Mbetet për t’u parë nëse plani i Nagelsmann është pa pykë të mirëfilltë edhe në vazhdimësi, pasi Havertz ka qasjen e lojtarit ekuivalent apo ende ndodhet në fazë eksperimentimi.

Historia na ka treguar se Gjermania ka luajtur me sistemin 4-2-3-1, ndërsa udhëhiqej nga sulmues qendror, jo vetëm si pozicion, por edhe karakteristika. Interesante është edhe rikthimi i portierit Neuer, jo vetëm në kombëtare, por edhe si titullarë. Në “letër”, nuk pritet asnjë befasi e Kuraçaos, të cilët sot do të debutojnë në këtë kompeticion.  

Nagelsmann “fsheh dorën” te Gjermania, lë në stol
Formacionet zyrtare


 

 

Poll

Lexo gjithashtu