Alarmi është ndezur në kampin e "Seleçaos" vetëm 24 orë para startit të aventurës së tyre në Kampionatin Botëror 2026. Sipas raportimeve të fundit nga “Sky Sport Italia”, ylli i skuadrës Neymar Jr, mbetet në pikëpyetje të madhe për pjesëmarrjen në ndeshjet e fazës së grupeve, duke shkaktuar shqetësim të thellë te trajneri Carlo Ancelotti.
Neymar, i cili aktualisht aktivizohet me Santosin, nuk është stërvitur me pjesën tjetër të grupit, duke konfirmuar formën e tij fizike delikate. Pavarësisht se trajneri Ancelotti vendosi ta përfshijë 34-vjeçarin në listën përfundimtare duke marrë një rrezik të llogaritur për atë që pritet të jetë Botërori i tij i fundit, gjendja e tij pas lëndimit në pulpë nuk ka përmirësimin e pritur.
Brazili do ta nisë Botërorin me ndeshjen kundër Marokut, për të treguar se është një prej pretendenteve për të fituar Kupën e Botës që mungon që prej vitit 2002.
