Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Përqafimi i tyre bëri bujë, Lamine Yamal zbulon se çfarë i tha Messi pas finales (BISEDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Përqafimi i tyre bëri bujë, Lamine Yamal zbulon se
Lamine Yamal & Leo Messi pas finales Spanjë-Argjentinë

Lamine Yamal ka treguar se çfarë i tha Lionel Messi menjëherë pas finales së Kupës së Botës 2026, ku Spanja mposhti Argjentinën 1-0 dhe fitoi titullin.

Në një prononcim për mediat spanjolle, 19-vjeçari u shpreh se kishte dëshiruar t’i tregonte respektin e tij lojtarit që e konsideron më të madhin në historinë e futbollit.

“Messi është lojtari më i madh në histori dhe dikush që e kam admiruar gjithmonë. Pas ndeshjes doja t’i tregoja respektin tim. Ai më tha të vazhdoj rrugën time dhe se e ardhmja i përket brezit tonë.

Ato fjalë vlejnë po aq sa medalja e artë që kam në qafë. Nëse dikush do të më kishte thënë disa vite më parë se do ta ngrija Kupën e Botës pasi të luaja kundër Lionel Messit, do ta kisha quajtur të çmendur”, tha Yamal.

Poll

Lexo gjithashtu