Lionel Messi ka reaguar për herë të parë pas finales së humbur në Botërorin 2026, me shifrat 1-0 përballë Spanjës. “Pleshti” i cili ishte fantastik në këtë Kupë Bote me 8 gola dhe 4 asiste, ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku u dërgon mesazh tifozëve argjentinas.
“Dhimbja është e madhe dhe do të duhet kohë që kjo plagë të shërohet. Por unë gjithashtu mbaj mend edhe gjithë të mirat. Ndeshjet që i ndryshuam, duke dhënë gjithçka nga veta, të cilat do të mbeten përgjithmonë në kujtimet tona. Mbështetja e një vendi të tërë që së bashku me punën dhe përpjekjet e palodhura të këtij grupi, na çoi edhe një herë, të ishim midis më të mirëve në botë.
Sot është e vështirë të vlerësojmë plotësisht atë që arritëm, por ky grup arriti dy finale radhazi në Kupën e Botës. Faleminderit nga thellësia e zemrës simë për çdo përshëndetje dhe mesazh. Edhe një herë, arritëm të bashkohemi si vend dhe të jemi së bashku, duke ndarë krenarinë e madhe të të qenit argjentinas. Dua gjithashtu të përgëzoj Spanjën për fitimin e kampionatit”, ka shkruar Messi.
