Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Për pak sa nuk ndaloi “makinerinë” spanjolle, Dibu Martinez, portieri që mbajti gjallë shpresat e argjentinasve deri në minutën e 106-të

Shkruar nga NEWSPORT
Për pak sa nuk ndaloi “makinerinë” spanjolle, Dibu
Emiliano Martinez

Spanja ia doli që të zbriste Argjentiën nga froni, duke e mposhtur në finalen e madhe të Botërorit 2026, me shifrat 1-0. Goli i shënua nga Ferran Torres në minutën e 106-të.

Deri në atë minutë, “Albiçelestet” ishin inekzistentë në fushë, duke përjashtuar portierin Emiliano Martinez. Performanca e këtij të fundit në finale, ishte e një niveli të atillë, që edhe pse pësoi gol, nota nga “SofaScore” ishte më e larta, 9.6, duke lënë pas çdo lojtar të Spanjës.

Dibu Martinez ia doli që të kryente 11 pritje, mes të cilave 5 nga brenda zonës. Statistikat i japin krejtësisht të drejtë notës me të cilën është vlerësuar 34-vjeçari, pasi “gardiani” rikuperoi 14 topa, ndërsa kontribuoi edhe një herë në aspektin difensiv, duke ndihmuar mbrojtjen.

Edhe loja me këmbë, duke parë se Argjentina ishte kthyer mbrapa, u fokusua te Martinez. Portieri nënkampion i Botës e preku topin 70 herë, shumë për rolin që ai mban në fushë.

Të vjen keq kur sheh se një performancë e tillë “hidhet poshtë” pikërisht nga shokët e skuadrës, të cilët goditjen e parë në portë, e bënë në minutën e 115-të. Leo Messi dhe Dibu janë të vetmit që ndoshta meritonin më shumë, por nuk i shkuan dot deri në fund rrugëtimit.

Poll

Lexo gjithashtu