Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Skenari i ëndrrave për Spanjën, fituesja e Kupës së Botës mund ta mbrojë trofeun brenda “shtëpisë” në turneun e radhës (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
Skenari i ëndrrave për Spanjën, fituesja e Kupës së
Spanja

Spanja e mbylli në mënyrën më ekzemplare të mundshme kampionatin botëror, duke u shpallur edhe fituese në finalen e New York-ut përballë Argjentinës, 1-0.

Në këtë mënyrë, iberikët do t’i drejtohen turneut të ardhshëm të vitit 2030 me një status krejt të veçantë, pasi përpos faktit që gëzojnë edhe “pasaportën” e më të mirës së botës, do të jenë edhe vend pritës i kësaj ngjarje globale, që do të mbahet po në Spanjë si dhe në Portugali e Marok.

Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e Botërorëve të mëparshëm dhe Spanja ka privilegjin më të madh të vazhdojë misionin e saj për të mbrojtur “kurorën”, brenda "shtëpisë".

Poll

Lexo gjithashtu