Spanja fitoi Botërorin për herë të dytë në histori, duke mposhtur me shifrat 1-0 Argjentinën në finalen e madhe. Pas këtij dueli ka folur edhe vetë trajneri i “Furisë së Kuqe”, Luis de la Fuente, i cili i dha meritat portierit argjentinas, Emiliano Martinez.
“Ne jemi Kampionë Bote. Jam i lumtur dhe krenar për lojtarët. Kemi mbyllur një kapitull shumë të rëndësishëm. Kemi fituar në çdo kategori. Për më tepër, ky është një ekip me një të ardhme të gjatë përpara. Po mendojmë për atë që vjen më pas.
Tani po mendoj për prindërit e mi dhe vëllain tim, jam krenar që jam spanjollë dhe që vazhdoj në këtë mënyrë.
Luajtëm një ndeshje shumë të mirë. Vetëm pritjet e shkëlqyera të Dibu na penguan. Fitorja kushton shtrenjtë, prandaj duhet ta vlerësojmë kur e arrijmë”, tha De la Fuente.
