Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Gjiganti i Premier League në shënjestër, Maldini i ofron stolin e Italisë spanjollit

Shkruar nga NEWSPORT
Gjiganti i Premier League në shënjestër, Maldini i ofron stolin e
Paolo Maldini

Sipas raporteve nga Sky Italia, drejtori teknik i Kombëtares së Italisë, Paolo Maldini është takuar personalisht me Pep Guardiola-n për ta bindur atë që të marrë drejtimin e pankinës italiane.

Maldini, i shoqëruar nga këshilltari i tij, Leonardo kanë kaluar fundjavën në qytetin e Barcelonës. Arsyeja e këtij udhëtimi sekret ka qenë gjetja e një marrëveshjeje të mundshme ose të paktën paraqitja e një projekti bindës për trajnerin katalanas, i cili shihet si dëshira e madhe për të udhëhequr "Axurrët".

Federata Italiane duket se po lëviz me shpejtësi për të siguruar një emër të madh, por në rast se Guardiola vendos të refuzojë ofertën dyshja ka opsione të tjera. Emrat kryesorë që mbeten si opsione për të marrë stolin e Italisë janë Roberto Mancini dhe Andrea Pirlo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 (@433)

Poll

Lexo gjithashtu