Valon Ethemi është rikthyer tek Sivasspor. Komunikimin e ka bërë vetë klubi turk përmes postimit në rrjetet sociale, ku shkruan se sulmuesi ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsionin për ta rinovuar edhe për një vit më shumë.
Fanellën bardhekuqe, 28-vjeçari e ka veshur edhe më parë në sezonin 2025/26, ndërsa këtë herë ai i bashkohet skuadrës për ta ndihmuar për objektivin drejt ngjitjes në elitë.
Te Sivasspor, Ethemi do të gjejë edhe sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Rey Manajn. Ky i fundit iu bashkua klubit më 3 shkurt të këtij viti dhe i shënoi 4 gola ndërsa dha edhe 1 asist në 7 ndeshje gjithsej. Minutat e pakëta të lushnjarit erdhën për shkak të dëmtimeve të shpeshta.
Më parë, Valon Ethemi ka luajtur në Superiore për skuadrën e Kukësit, në sezonin 2017/28, ndërsa ka spikatur edhe në ekipe të tjera të Turqisë si Istanbulspor, Konyaspor dhe së fundmi me Igdir FK.
View this post on Instagram
