Kanë kaluar pak ditë nga eliminimi i Brazilit nga Kupa e Botës 2026, ku “Seleçao” nuk ia doli të avanconte përtej fazës së 1/32-ave, dështim ndaj Norvegjisë së Haaland.
Në një video të fundit që po qarkullon masivisht në rrjetet sociale, sulmuesi Neymar shikohet teksa luan poker, “ves” i vjetër i 34-vjeçarit.
Në fillimet e tija me “Seleçaon”, nga mediat braziliane e më gjerë, “Ney” u konsiderua si pasuesi i Peles te 5 herë kampionët e Botës, por që mbeti i tillë vetëm në “letër”.
Neymar nuk u kthye kurrë në protagonist te Brazili, sikurse nuk ishte në gjendje për ta ngjitur kombëtaren në majë të futbollit botëror.
“Epoka” e Neymar te Brazili përfundoi pa lavdi, vetëm një medalje ari në “Lojërat Olimpike” (2016) dhe Kupa e Konfederatave (2013).
View this post on Instagram
