Mungonte vetëm "PO-ja" vendimtare, dhe ajo tashmë ka vulosur gjithçka! Paolo Maldini është zyrtarisht drejtori i ri teknik i Kombëtares së Italisë. Përmes një njoftimi të bërë publik nga vetë federata italiane, ikona e Milanit ka pranuar të marrë këtë detyrë dhe do t'i bashkohet së shpejti presidentit të zgjedhur, Giovanni Malagos.
Përveç tij, tek "Azzurrit" emërohet edhe Leonardo në statusin e këshilltarit të ri, në strukturën e "formatuar" drejtuese të Kombëtares.
Një cikël i ri po hapet tek Italia, e cila pas dështimit të kualifikimit në Botëror, e ka ndarë mendjen të emërojë njerëzit e duhur që kanë eksperiencën për të rikthyer 4 herë kampionët e Botës në nivelet ku i takon të jetë.
Paolo Maldini è il nuovo Direttore Tecnico FIGC e Presidente del Club Italia ????????????
— Nazionale Italiana ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri) July 11, 2026
▶️ https://t.co/uvOnDBHVqB#Nazionale #Azzurri #VivoAzzurro pic.twitter.com/3dQxchABaJ
