Mason Greenwood
Roma duket se ka hequr dorë për transferimin e Mason Greenwood. Sulmuesi anglez ishte objektivi kryesor i kryeqytetasve për sezonin e ri ku ata do të luajnë dhe në Champions League.
Verdhekuqtë pritej të dërgonin një ofertë prej 45 milionë euro tek Olimpique Marseille, por sipas asaj që raportojnë mediat turke, ekipi i Fenerbahçe ka dërguar një ofertë prej 50 milionë eurosh aq sa kërkon dhe klubi francez.
Greenwood shkëlqeu sezonin e kaluar në kampionatin francez me 26 gola dhe 11 asiste në 45 ndeshje të luajtura. Në rast se ky transferim kryhet me sukses 40% e shumës do t’i kalojnë klubit të Manchester United.
Poll
