Tregu i transferimeve ka hyrë në një fazë shumë interesante pas datës 1 korrik. Një listë mbresëlënëse lojtarësh elitarë janë zyrtarisht lojtarë të lirë dhe aktualisht pa një klub, duke hapur rrugën për lëvizje të bujshme gjatë kësaj vere.
Mes emrave që spikasin në këtë listë të publikuar nga portali ndërkombëtar sportiv “433”, mund të veçojmë: Luka Modric , Mohamed Salah , John Stones, David Alaba, Leon Goretzka, Dusan Vlahovic, Paulo Dybala, Mauro Icardi
Kjo listë përfshin gjithashtu lojtarë si James Rodriguez, Fabinho dhe Vozinha, duke konfirmuar se kjo verë do të jetë vendimtare për të ardhmen e shumë yjeve të futbollit botëror. Klube të shumta pritet të nisin ofensivën për t'i siguruar shërbimet e tyre me kosto zero.
View this post on Instagram
