Santi Cazorla ka njoftuar tërheqjen nga futbolli pas 23 vitesh si profesionist. Këtë vendim, mesfushori e komunikoi përmes një videoje në rrjetet sociale.
Edhe pse 41 vjeç, spanjolli nuk rreshti kurrë së luajturi, duke i befasuar të gjithë me performancat në fushën e lojës, ku së fundmi ishte pjesë e Real Oviedos.
Plot 13 trofe të fituar, mes të cilëve edhe dy Europianë me Kombëtaren e Spanjës, janë një arsye më shumë për Cazorlën që t’i thotë “mirupafshim”, profesionit të tij të “jetës”.
Ish-mesfushori duhet thënë ka patur një karrierë tejet të pasur, ku vëmendjen më të madhe e mori në Premier League ku luajti për 6 vite. Po ashtu, ai veshi edhe fanellën e Villarreal, Malaga, Huelvas dhe atë të Al-Sadd.
