Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Ka luajtur në Kupën e Botës kundër Spanjës, lojtari NJOFTON largimin nga Partizani

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ka luajtur në Kupën e Botës kundër Spanjës,
Carlos Martinez

Carlos Martinez ka njoftuar largimin e tij nga Partizani. Përmes një “story” në rrjetet sociale, mbrojtësi tregon se bashkëpunimi i tij me “të kuqtë” ka mbaruar, edhe pse cikli i tij tek “Demat” zgjati vetëm një sezon.

“Përfundoi ky kapitull. Faleminderit Partizani, për mundësinë dhe për gjithçka që kam jetuar gjatë këtij viti. Ju uroj shumë suksese”, shkruan kostarikani në mesazhin e tij të bërë publik.

27-vjeçari nuk ia doli të linte gjurmë me kryeqytetasit, duke u aktivizuar në vetëm 10 ndeshje në fushën e lojës. Kujtojmë se Martinez ka qenë pjesë e Kupës së Botës në vitin 2022, kur u paraqit me Kombëtaren e Kosta Rikës dhe ndeshjen hapëse të turneut përballë Spanjës, luajti 46 minuta.

ZYRTARE/ Ka luajtur në Kupën e Botës kundër Spanjës,
Postimi i Carlos Martinez në Instagram

 

Poll

Lexo gjithashtu