Në prag sfidën për fazën eliminatore të Uefa Champions League që ekipi i Egnatias do të luaj në Moldavi me kundërshtarin e Petrocub, mbrojtësi Eljon Sota, kapiteni Albano Aleksi dhe tekniku Nevil Dede kanë folur rreth kundërshtarit në fajlë.
“Është ekip që nuk duhet nënvlersuar dhe mos gaboj para dy viteve ata kanë arritur dhe grupet e Conference League, i cili është dhe synimi jonë. Ne duhet të shkojmë në maksimumin tonë dhe duhet të jemi sa më të përgatitur për atë ndeshje dhe të mos t’ia lëmë asgjë rastësisë”, ishin fjalët e mbrojtësit Sota.
“Ne e dimë vështirësinë e ndeshjes dhe ekipin kundërshtarë që ne kemi përballë. Gjithashtu i dimë dhe gjërat e mira dhe të këqijat tonat dhe jemi duke punuar për këtë gjë. Shpresojmë që të bëjmë mirë dhe normalisht është e rëndësishme që të dyja ndeshjet ti luftojmë siç dimë të luftojmë ne dhe të jemi sa më kompakt në grup”, tha kapiteni Albano Aleksi.
“Unë mendoj që në Champions nuk ka kundërshtarë të lehtë. Të gjithë në shtete me emër të vogël në futbollin europian të cilët mundohen të investojnë sepse është një rrugë e mirë që minimumi të shkosh në grupet e Conference League apo të Europa Leagues, kështu që besoj dhe kundërshtari që kemi është një kundërshtarë serioz. Unë jam i bindur që shancet janë 50 me 50, po gjithmonë jam i mendimit dhe besoj mbitëgjitha që bashkë me djemtë është viti i duhur për Egnatian mbas disa eksperiencave, ky është sezoni i katërt dhe shpresoj që do ja dalim me sukses”, u shpreh trajneri Nevil Dede.
Kujtojmë që sfida e parë mes dy ekipeve do të luhet më datë 8 korrik në orën 19:00 në Moldavi, ndërsa ajo e kthimit me datë 15 korrik në orën 21:00 në Shqipëri.
View this post on Instagram
