Klubi i Vorës ka njoftuar akordin me sulmuesin shqiptar Briajan Gjyla. Talenti 19-vjeçari i ka dhënë fund aventurës në Italia, duke e mbyllur me Union Brescia dhe prej sezonit 2026-2027 do të militojë me ekipin vorak në Superiore.
Përsa i takon talentit Gjyla, ai ka luajtur edhe me Sassuolo U-20, ndërsa ka zhvilluar paraqitje edhe me Shqipërinë U-19. Me këtë lëvizje, shtohen opsionet për trajnerin Arjan Bellaji në fazën ofensive.
Në sezonin 2025-2026, Vora e mbylli në vendin e 7-të, duke i mbjetur në elitën e futbollit shqiptar. Përsa i takon rivalitetit, edhe pse Vora është Bashki më vete, ndeshje që merr “nuanca” më të “theksuara” janë kundër ekipeve kryeqytetase, kjo edhe për shkak të pozitës gjeografike.
View this post on Instagram
