Luis Kacorri
Luis Kaçorri është futbollisti më i ri i Chelyabinsk. Pasi mbylli aventurën e tij në Jordani me ekipin e Al-Hussein SC, sulmuesi 28-vjeçar ka vendosur të nisë një rrugëtim të ri në ligën e parë ruse.
Për shërbimet e shqiptarit, klubi rus nuk ka paguar asnjë “kacidhe”, për shkak se ai ishte lojtar i lirë dhe i kishte përfunduar kontrata. Ndërsa vetë Kaçorri ka firmosur kontratë 1-vjeçare, me opsionin e rinovimit edhe për një tjetër vit.
Kujtojmë se 28-vjeçari ka një të shkuar në Shqipëri, pasi ka luajtur me Bylisin dhe Dinamon. Në vitin 2023, dinamovitët e blenë 50 mijë euro nga ballshiotët, për ta lënë të lirë 1 vitë më vonë.
View this post on Instagram
Poll
