Vllaznia
Ekipi i Vllaznisë ka përmbyllur ndeshjen e 3-të në fazën përgatitore që po mban në Slloveni. Në miqësoren kundër FC Koper, nënkampionë të ligës sllovene, shkodranët u mposhtën 2 – 4.
Golat për kuqeblutë e drejtuar nga Edi Martini, mbajtën “firmën” e Muratajt dhe Tafilit.
Kjo fazë përgatitore, vjen në vigjilje të raundit të parë në Conference League, ku Vllaznia do të përballet me sistem vajtje-ardhje kundër Malishevës, ekip shqiptar që militon në Superligën e Kosovës.
Poll
