Vllaznia në miqësoren e dytë të mbajtur në Slloveni, aty ku klubi shkodran po kryen fazën përgatitore, mori fitore spektakolare kundër NK Rudes, e përfunduar 6 – 3 për të besuarit e Edi Martinit.
SulmuesI në pronësi të Partizanit, Rrok Toma, bëri debutimin te Vllaznia me “formulë” huazimi vetëm për ndeshjet që ekipi shkodran do të luajë në Conference League. 22-vjeçari dhuroi paraqitje bindëse që në fillim.
Talenti lezhjan gjeti rrugën e rrjetës në këtë miqësore, ndërsa në “vija” të përgjithshme, zhvilloi paraqitje me nota të larta pozitive.
Kjo tablo, është “sinjal” i qartë se Toma mund të bëjë diferencën në fazën ofensive, nëse i jepet minutazhi i duhur dhe mbetet i paprekur nga dëmtimet.
Protagonisti në fjalë ka kontratë me Partizanin deri në verën e vitit 2028, ndërsa sipas “Transfermarkt” vlen 250 mijë euro. Po ashtu Toma bën pjesë te Shqipëria U-21, e ku ka zhvilluar 12 ndEshje me këtë grupmoshë.
